Ka thënë Profeti ﷺ:
«O Aisheh, vërtet Allahu është i Butë e do butësinë, dhe jep te butësia atë që nuk e jep te ashpërsia…»
📚 Transmetoi Muslimi (2593)
Ka thënë shejkh Abdul-Aziz ibnu Bāz -Allahu e mëshiroftë-:
Njeriu, në thirrjen për tek Allahu, në urdhërimin tek e mira dhe ndalimin nga e keqja, në mbikëqyrjen e gjendjes së anëtarëve të familjes së tij dhe në raportin me fqinjët e tij, të gjithë këtë duhet ta bëjë me butësi. Në thirrjen e tij, në urdhërimin e tij për të mirë, në ndalimin e tij nga e keqja, në këshillën e tij dhe jo vetëm, në të gjitha çështjet duhet të zgjedhë butësinë, sepse kjo është më e mirë dhe më e dobishme sesa ashpërsia dhe vrazhdësia.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema