Enesi radijAllahu anhu ka thënë:
Ishte një djalosh hebre që i shërbente Profetit ﷺ. Ai u sëmur, dhe Profeti ﷺ shkoi për ta vizituar. U ul pranë kokës së tij dhe i tha:
«Prano Islamin!»
Djaloshi vështroi babanë e tij i cili ishte aty pranë dhe babai i tha: Bindju Ebul Kasimit ﷺ!
Dhe ai pranoi Islamin.
Pastaj Profeti ﷺ doli (nga shtëpia) dhe tha:
«Falënderimi i takon Allahut që e shpëtoi nga Zjarri!»
📚 Transmetoi El-Bukhari (1356), Ebu Daudi (3095) dhe Ahmedi (12792).
Përktheu: Abdur-Rahman Mema