Transmetohet nga Ebu Hurejrete radijAllahu anhu që i Dërguari i Allahut ﷺ të ketë thënë:
«Më të vërtetë, besimtari i rraskapit shejtanët e tij ashtu siç dikush nga ju e rraskapit devenë në udhëtim!»
📚 Transmetoi imam Ahmedi (8940)
✔️ Shejkh El-Albanij e ka vlerësuar sahih, në “es-Sahihah” (3486).
Duke komentuar këtë hadith, el-al’lameh Ibnul Kajjim rahimehullah thotë:
Sepse sa herë që ai e ngacmon, besimtari lëshon kundër tij lloje të ndryshme të dhikrit (përmendjes së Allahut), kërkim të faljes për mëkatet, bindje ndaj Allahut. Në këtë gjendje, shejtani me të është në një dënim të ashpër. Nuk është në pozitën e shejtanit të njeriut të shthurur, i cili me këtë të fundit është në rehati dhe qetësi. Për këtë arsye, ai është i fuqishëm dhe i dhunshëm.
Kush nuk e torturon shejtanin e tij në këtë botë me përmendjen e Allahut të Lartësuar, me veçimin e Tij në adhurim, me kërkimin e faljes dhe bindjen ndaj Tij, shejtani do ta torturojë në Botën tjetër (duke u bërë shkak) me dënimin e Zjarrit, ndaj duhet patjetër që gjithësecili ta torturojë shejtanin e tij; nëse jo, torturat do ia shkaktojë shejtani.
📚 ﺑﺪﺍﺋﻊ ﺍﻟﻔﻮﺍﺋﺪ” (793/2)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema