Loading

Ali ibnu Ebu Talib– Allahu qoftë i kënaqur me të – ka thënë:

“Dynjaja po largohet duke ngelur pas nesh, ndërsa ahireti po vjen drejt nesh. Të dyja kanë pasuesit e tyre; andaj bëhuni nga pasuesit e ahiretit dhe mos u bëni prej atyre që i përkasin dynjasë. Sepse sot është ditë pune, pa llogari, kurse nesër është llogari, pa mundësi pune.”

📚 Sahih el-Bukhari, para hadithit (nr. 6417)

Thotë hafizi ibnu Haxher rahimehullah:

Disa nga dijetarët dhe njerëzit e urtë kanë nxjerrë nga kjo fjalë urtësinë:

“Dynjaja është në ikje, e ahireti në ardhje; sa çudi është të shohësh dikë që i kthehet asaj që po largohet, ndërkohë që ia kthen shpinën asaj që po i vjen përballë!”

📚 Fet’hul-Bari: (11/236)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: