Loading

Nga Ebu Hurejreh radij’Allahu anhu transmetohet se i Dërguari i Allahut ﷺ kaloi pranë tij ndërsa ai po mbillte një fidan.

Ai tha: «O Ebu Hurejreh, çfarë po mbjell?»

Unë i thashë:

“Po mbjell disa fidanë për vete.”

Ai tha: «A të tregoj për një mbjellje që është më e mirë për ty se kjo?»

Thashë: “Po, o i Dërguari i Allahut.”

Ai tha:

«Thuaj: SubhanAllah, el-hamdulil-lah, la ilahe il-lAllah dhe Allahu Ekber, me secilën prej tyre të mbillet një pemë në Xhennet.»

📚 E transmeton Ibnu Maxheh (3807), dhe e ka saktësuar el-Albani në “et-Te’liku er-Ragib”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: