Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
«Kush kërkon falje për besimtarët dhe besimtaret, Allahu i shkruan atij për çdo besimtar dhe besimtare një të mirë.»
📚 “صحيح الجامع” (٦٠٢٦)
Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
«Nuk ka rob musliman që e lut Allahun për vëllanë e tij në mungesë të tij vetëm se engjëlli thotë: edhe ty me të njëjtën gjë.»
📚 صحيح مسلم (٢٧٣٢)
Ka thënë esh-shejkh Abdur-Rezzaak ibnu Abdul-Muhsin el-Bedër -Allahu e ruajttë-:
Medito Allahu të mëshiroftë për madhështinë e këtij shpërblimi, muslimani kur thotë në lutjen e tij:
«Allahumme igfir lilmuslimine uel muslimaati, uel mu’minine uel mu’minaati, el-Ehjaai minhum uel Emuat.»
Merr shpërblim një të mirë për çdo njërin prej muslimanëve dhe muslimanëve, besimtarëve dhe besimtareve, të atyre mëhershëm prej tyre dhe atyre të mëvonshëm, e ato janë të mira që nuk llogariten.
📚 فـقه الأدعـية والأذكار” (٢٢٩/٢)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema