Loading

Transmeton Enes ibnu Malik -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij-:

Shkuam me Profetin ﷺ te farkëtari Ebu Sejf, i cili ishte bashkëshorti i mëndeshës së Ibrahimit -alejhis selam- (djalit të Profetit ﷺ).

I Dërguari i Allahut ﷺ e mori Ibrahimin, e puthi dhe i mori erë; më vonë, hymë në shtëpinë e Ebu Sejf-it dhe në atë kohë Ibrahimi ishte duke dhënë shpirt (ishte në agoninë e vdekjes), për pasojë nga sytë e të Dërguarit të Allahut ﷺ filluan të rridhnin lotët!

Abdur-Rahman ibnu Auf i tha: edhe ti po qan o Dërguari i Allahut?

Ai tha: «O ibnu Auf, kjo është mëshirë»

Pastaj, vijoi përsëri të qajë dhe tha:

«Vërtet, syri loton, zemra mërzitet dhe ne nuk themi gjë tjetër përveç asaj që kënaq Zotin tonë dhe ne me të vërtetë o Ibrahim, me ndarjen tënde, jemi të pikëlluar!»

📚 Transmetoi Ahmedi (13014), Bukhariu (1303), Muslimi (2315) dhe Ebu Daudi (3126)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: