Loading

💬 Ka thënë imam ibnu Rexheb (v. 795 h) – Allahu e mëshiroftë-:

Dhe në sahihun e Muslimit nga ai ﷺ se ka thënë:

«Ruajuni nga gratë, se me të vërtetë fitnja e parë e benij Israil-ëve ishte tek gratë»

Ka thënë et-Tirmidhij se ai ﷺ ka thënë:

«Për çdo popull ka fitne dhe fitnja e popullit tim është pasuria»

Dhe Allahu -azze ue xhel’le- ka thënë:

{وَجَعَلۡنَا بَعۡضَكُمۡ لِبَعۡضࣲ فِتۡنَةً أَتَصۡبِرُونَۗ وَكَانَ رَبُّكَ بَصِیرࣰا}

{Ne i kemi bërë disa prej jush të jenë sprovë për të tjerët. A do të jeni të durueshëm ju? Zoti yt i sheh të gjitha} [el-Furkān: 20]

Ndaj burri është fitne (sprovë) për gruan, gruaja është bërë fitne për burrin, i pasuri është bërë fitne për të vobektin, i vobekti është bërë fitne për të pasurin, imorali është bërë fitne për të moralshmin dhe i moralshmi është bërë fitne për imoralin, jobesimtari është bërë fitne për besimtarin, besimtari është bërë fitne për jobesimtarin.

Ka thënë i Lartësuari:

وَكَذَ ٰ⁠لِكَ فَتَنَّا بَعۡضَهُم بِبَعۡضࣲ لِّیَقُولُوۤا۟ أَهَـٰۤؤُلَاۤءِ مَنَّ ٱللَّهُ عَلَیۡهِم مِّنۢ بَیۡنِنَاۤۗ أَلَیۡسَ ٱللَّهُ بِأَعۡلَمَ بِٱلشَّـٰكِرِینَ

{Po kështu, Ne i kemi bërë disa prej tyre si sprovë për të tjerët, që të thonë: “Vallë, këta janë ata prej nesh, që Allahu u ka dhuruar mirësi?!” – A mos vallë, Allahu nuk i njeh më mirë ata që i janë mirënjohës?} [El-Enám: 53}

Dhe Ai -azze ue xhel’le- ka thënë:

{وَنَبۡلُوكُم بِٱلشَّرِّ وَٱلۡخَیۡرِ فِتۡنَةࣰۖ وَإِلَیۡنَا تُرۡجَعُونَ}

{Ne ju sprovojmë me të keqe dhe me të mirë} [el-Enbija: 35]

Çdo gjë që e godet njeriun prej sherrit dhe hajrit e konsideroi fitne (sprovë), dmth ato janë sprovë që sprovohet me to, nëse i bie një e mirë sprovohet me falenderimin dhe nëse i bie një e keqe sprovohet me durimin.

Fitnja e mirëqenies është më e keqe se e skamjes, ka thënë Abdur-Rahman ibnu Áuf -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij-: “U sprovuam me fitnen e skamjes dhe bëmë durim, u sprovuam me fitnen e mirëqenies dhe nuk bëmë durim.”

Kanë thënë disa: fitnen e skamjes e durojnë i miri dhe i keqi dhe ndaj fitnes së mirëqenies nuk bën durim vetëm se i sinqerti.

Kur u sprovua imam Ahmedi me sprovën e vështirësisë bëri durim dhe nuk lëkund dhe tha: “ajo ma shtoi besimin tim”

Kur u sprovua me fitnen e mirëqenies u lëkund dhe dëshironte vdekjen në mëngjes dhe në mbrëmje, frikësohej se mos ishte i mangët në fenë e tij.

Pastaj, vërtet besimtari patjetër që do sprovohet me diçka prej fitneve të dhimbshme që janë të vështira për të, që të vihet në provë besimi i tij, ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

أَحَسِبَ ٱلنَّاسُ أَن یُتۡرَكُوۤا۟ أَن یَقُولُوۤا۟ ءَامَنَّا وَهُمۡ لَا یُفۡتَنُونَ (2) وَلَقَدۡ فَتَنَّا ٱلَّذِینَ مِن قَبۡلِهِمۡۖ فَلَیَعۡلَمَنَّ ٱللَّهُ ٱلَّذِینَ صَدَقُوا۟ وَلَیَعۡلَمَنَّ ٱلۡكَـٰذِبِینَ (3)

{Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë”, pa u vënë në provë? Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë.} [El-Ankebut: 2-3]

Mirëpo Allahu tregohet i Butë me robërit e Tij besimtarë në këto fitne, i bën ata të durueshëm ndaj tyre dhe i shpërblen ata dhe nuk i hedh ata në fitne devijuese dhe shkatërruese që i lë pa fenë e tyre, përkundrazi ata ndeshen me fitnet dhe gjatë tyre janë mirë.

Ka shënuar ibnu Ebij Dunja prej hadithit të ibnu Umerit merfuàn:

“Me të vërtetë Allahu ka njerëz të veçantë prej robërve të Tij që i furnizon me Mëshirën e Tij, i ngjall ata në mirëqënie dhe i fut në Xhennetin e Tij, këta janë ata të cilët u vijnë fitnet si një pjesë e natës së errët dhe ata në to janë në mirë”

Dhe fitnet e vogla me të cilat sprovohet njeriu në familjen e tij, pasurinë, fëmijët e tij, ato i shlyejnë punët e mira, siç është namazi, agjerimi, lëmosha, kështu ka ardhur në hadithin e Hudhejfes.

Është transmetuar nga ai se e pyeti Pejgamberin ﷺ dhe i tha: unë e lëshoj gjuhën duke sharë, shumicën e rasteve ndaj familjes sime.

I tha: ku je ti me kërkimin e faljes?!

Sa i takon fitneve devijuese, ku ekziston frika se mos prishet feja, mu për këtë kërkohet mbrojtje prej tyre dhe kërkohet vdekja përpara tyre, ai që vdes përpara se ai të bie në ndonjë gjë prej këtyre fitneve, atëherë atë e ka ruajtur dhe e ka mbrojtur Allahu.

Dhe në “Musned” transmetohet nga Mahmud ibnu Lebid dhe ky nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë:

«Dy gjëra i urren biri Ademit: urren vdekjen dhe vdekja është më e mirë për besimtarin sesa fitnja, si dhe urren pasurinë e paktë dhe pasuria e paktë është më lehtë për llogarinë»

مجموع رسائل ابن رجب” (٤ /٨٠-٨٢)” 📚

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: