Transmeton Talhah ibnu Ubejdullah -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se dy burra prej Beliju shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe ata e kishin pranuar Islamin të dy, njëri prej tyre orvatej më shumë në adhurim sesa tjetri, ai që orvatej më shumë në adhurim shkoi në luftë dhe ra dëshmor, shoku i tij jetoi edhe 1 vit pas tij dhe vdiq.
Talhah tha: pashë në ëndërr sikur isha te dera e Xhennetit dhe befas i shoh ata të dy, dikush doli nga Xhenneti dhe e lejoi atë që vdiq i fundit prej tyre të futet në Xhennet, më pas doli dhe i dha leje atij që ra dëshmor të futet në Xhennet, më pas u kthye tek unë dhe më tha: ti ktheu nuk ka ardhur ende koha për ty.
U gdhi dhe Talhah filloi t’ju tregojë njerëzve për atë që kishte parë, ata u habitën me atë që u tregoi, i mbërriti ky lajm të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe ata i treguan për ëndërrën.
Ai ﷺ tha: “përse habiteni?”
Ata thanë: o Dërguari i Allahut, ky orvatej më shumë në adhurim, pas kësaj ra dëshmor, teksa ky tjetri hyri në Xhennet përpara tij.
I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “A nuk jetoi një vit pas tij?”
Thanë: po.
Tha: “a e mbërriti Ramazanin dhe agjeroi dhe a ka në rënë sexhde kaq e aq herë gjatë vitit?”
Ata thanë: po.
I Dërguari i Allahut ﷺ: “dallimi në mes tyre është sa distanca në mes qiellit dhe tokës”
📚 Trasnmetoi ibnu Maxheh (3925)
✔️ shejkh El-Albanij e ka vlerësuar “Sahih” në: “Sahihu ibni Maxheh”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema