Allahu i Lartësuar thotë:
{وَلَا یَحۡسَبَنَّ ٱلَّذِینَ كَفَرُوۤا۟ أَنَّمَا نُمۡلِی لَهُمۡ خَیۡرࣱ لِّأَنفُسِهِمۡۚ إِنَّمَا نُمۡلِی لَهُمۡ لِیَزۡدَادُوۤا۟ إِثۡمࣰاۖ وَلَهُمۡ عَذَابࣱ مُّهِینࣱ}
{Le të mos mendojnë kurrsesi jobesimtarët se për ata është mirë që ua zgjasim jetën. Ne ua zgjasim jetën vetëm për t’ua shtuar gjynahet; dhe për ata ka ndëshkim poshtërues.} [Ali Imran: 178]
Transmeton imam et-Tirmidhi Allahu e mëshiroftë:
Na ka treguar Ebu Hafs Amru bin Ali, i cili tha: na ka treguar Khalid bin el-Harith, i cili tha: na ka treguar Shu’beh, nga Ali bin Zejd, nga Abdur-Rahman bin Ebi Bekrah dhe ai nga babai i tij (Ebu Bekrah), se një burrë i tha të Dërguarit të Allahut ﷺ:
O i Dërguari i Allahut, kush janë njerëzit më të mirë?
Ai tha: «Ai që ka jetë të gjatë dhe veprat e tij janë të mira.»
Ai tha: E kush janë njerëzit më të këqinj?
Ai tha: «Ai që ka jetë të gjatë dhe veprat e tij janë të këqija.»
📚 Transmetoi Ahmedi (20415), et-Tirmidhi (2330), ed-Darimi (2784)
✔️ Shejkh el-Albani e ka vlerësuar hadithi hasen
Përktheu: Abdur-Rahman Mema