Loading

Thotë imam Muslim, Allahu e mëshiroftë:

Na ka treguar ebu Bekër ibnu ebij Shejbeh dhe Alij ibnu Huxhrin, të dy ata nga ibnu ‘Ulej’jete -dhe artikulimi është i ibni Huxhrit- na ka treguar Isma’il ibnu Ibrahim nga Ej’jub dhe ai nga Humejd ibnu Hilal, nga ebij Katadeh el-‘Adeuij, nga Jusejr ibnu Xhabir, i cili tha:

U ngrit një stuhi rëre e kuqe në Kufeh, ndërkohë erdhi një burrë që nuk dinte gjë tjetër të thoshte vetëm se: “O Abdullah ibnu Mes’ud erdhi Dita e Kijametit!”

Tha (transmetuesi): ndërsa ai ishte mbështetur mbi bërryl u ngrit dhe tha: me të vërtetë Dita e Kijametit nuk vjen; derisa trashëgimia të mos ndahet dhe as njerëzit të mos gëzohen me plaçkën e luftës, pastaj tha: me dorën e tij kështu duke e drejtuar në drejtim të Shamit: armiqtë do të mblidhen për të luftuar njerëzit e Islamit dhe njerëzit e Islamit do të mblidhen për t’i luftuar ata.

I thashë: ke për qëllim romakët?

Tha: po, do të jetë një luftë e tmerrshme dhe muslimanët do të përgatisin një ushtri për të luftuar deri në vdekje, që të mos kthehen vetëm si triumfues, luftojnë derisa nata t’i ndajë, të dyja palët do të kthehen në vendet e tyre pa qenë asnjëra fituese dhe të dyja do të jenë të shkatërruara, Muslimanët përsëri do të përgatisin një ushtri për të luftuar deri në vdekje, që të mos kthehen vetëm si fitimtarë, ata luftojnë derisa ngryset, dhe të dyja palët kthehen në vendet e tyre pa qenë asnjëra palë fituese dhe do të jenë të shkatërruara.

Ditën e katërt u bashkohet atyre pjesa tjetër e njerëzve të islamit dhe Allahu bën që armiku të shkatërrohet, ata do të luftojnë aq shumë -ose tha: nuk do ketë si ajo luftë, ose tha: nuk është parë deri atëherë- saqë edhe zogu kur të kalojë në ato anë do të bie i ngordhur përtokë, përpara se të përshkojë hapsirën në të cilën gjenden të vrarët (dmth do të jetë një masakër aq e tmerrshme me njerëz të vdekur dhe me një shtrirje të madhe), kur të fillojnë të numërojnë të vrarët, vetëm njëri nga 100 njerëzit e të njëjtit fis do të jetë gjallë, kështu që çfarë gëzimi do të sillte plaçka e luftës? Dhe çfarë trashëgimie do të ndahej?

Ndërsa janë në atë gjëndje dëgjojnë për një bela të madhe, e cila është më e madhe se ajo luftë dhe do të dëgjojnë një britmë, se Dexh’xhali ka zënë vend në mesin e pasardhësve tuaj, kështu që ata e hedhin atë që kanë në duar afrohen dhe dërgojnë 10 kalorës si pararojë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Unë me të vërtetë i di emrat e tyre dhe të etërve të tyre dhe ngjyrat e kuajve të tyre, ata janë kalorësit më të mirë në sipërfaqen e tokës në atë kohë – ose prej kalorësve më të mirë në atë kohë.”

مسند الإمام أحمد (٤/ ١٠٨) بتحقيق أحمد شاكر

وصحيح مسلم (٤ /٢٢٢)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: