Loading

Transmetohet nga Abdullah ibnu Umer radij’Allahu anhuma se ka thënë: Erdhi te ne i Dërguari i Allahut ﷺ dhe tha:

«O muhaxhirinë! Kërkoj mbrojtje tek Allahu nëse i mbërrini këto pesë gjëra e sprovoheni me to: nëse shfaqet imoraliteti në një popull dhe arrijnë deri aty sa ta kryejnë haptazi, do përhapen ndër ta murtaja dhe sëmundje të cilat nuk kanë qenë të njohura më parë ndër paraardhësit e tyre! Nëse hanë në masë dhe peshë, do t’i godasin thatësirat, mjerimi dhe padrejtësitë e prijësit! Nëse refuzojnë të japin Zekatin, u refuzohet shiu nga qielli! Madje aq shi sa bie, bie veç për shkak të kafshëve! Nëse prishin marrëveshjen që kanë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Allahu do t’u japë armiqve të tyre pushtet mbi ta derisa t’ua marrin ç’kanë ndër duar! Nëse nuk gjykojnë me Librin e Allahut dhe nuk përzgjedhin prej asaj që ka zbritur Allahu, Allahu do t’i bëjë të luftojnë me njëri-tjetrin!»

📚 رواه ابن ماجه (حـ ٤٠١٩)

✔️ shejkh El-Albanī e ka vlerësuar hadith hasen.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: