Loading

Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:

“Kush bën hixhameh ditën e 17-të të muajit, ditën 19-të dhe ditën e 21-të, kjo është shërim për të nga çdo sëmundje.”

📚 “Sahihu el-Xhami’i” (5968).

Na ka treguar Suvejd ibnu Seid, i cili tha: na ka treguar Uthman ibnu Matar dhe ai nga el-Hasen ibnu Ebij Xhe’afer nga Muhamed ibnu Xhuhadeh dhe ai nga Nafiu dhe ai nga ibnu Umeri se ka thënë: o Nafi gjaku po më zien, më gjej një njeri që bën hixhame dhe më zgjidh dikë që e ka dorën e lehtë nëse ke mundësi, as i madh fare dhe as i vogël fare, se unë me të vërtetë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:

«Hixhamja esëll është më e mirë dhe në të ka shërim dhe bereqet si dhe shton intelektin dhe memorien, andaj bëni hixhameh me Bekimin e Allahut ditën e Enjte dhe shmangni hixhamen ditën e Mërkurë, ditën e Xhuma, ditën e Shtunë dhe ditën e Diel dhe bëni hixhameh ditën e Hënë dhe të Martë, sepse atë ditë Allahu e shëroi Ejubin prej belasë dhe Ai e goditi atë me bela ditën e Mërkurë dhe nuk shfaqet lebra dhe leukoderma vetëm se ditën Mërkurë ose natën e së Mërkurës.»

📚 Transmetoi ibnu Maxheh (3487)

✔️ Esh-shejkh el-Albanij -Allahu e mëshiroftë- e ka vlerësuar si hadith hasen

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: