Loading

Transmeton Aishja -Allahu qoftë i Kënaqur prej saj- se Kurejshët ishin të shqetësuar për çështjen e një gruaje nga fisi Makhzum, e cila kishte kryer vjedhje dhe thanë: kush do të ndërmjetësojë tek i Dërguari i Allahut ﷺ për të?

Thanë: Askush nuk guxon përveç Usameh ibnu Zejdit, njeriu i dashur i të Dërguarit të Allahut ﷺ.

Usameh i foli atij dhe i Dërguari i Allahut ﷺ i tha:

«A po ndërmjetëson për një ndëshkim prej ndëshkimeve që ka përcaktuar Allahu?!»

Më pas ai u ngrit, mbajti një fjalim dhe tha:

«Me të vërtetë, ata që ishin përpara jush u shkatërruan sepse kur vidhte në mesin e tyre një njeri prej një dere të lartë nuk e ndëshkonin dhe kur vidhte një i dobët zbatonin ligjin e ndëshkimit mbi të. Pasha Allahun, nëse Fatimja e bija e Muhamedit do të kishte kryer vjedhje me siguri do t’ia kisha prerë dorën!»

📚 Sahih el-Bukhari (3475) dhe Muslimi (1688)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: