Imam El-Bukharij (vdiq më 256 h.) rahimehullah thotë:
Kapitulli “Ndërtimi i xhamive”
Ka thënë Ebu Se’idi: Ishte çatia e xhamisë prej degëve të palmës.
Umeri urdhëroi për ndërtimin e xhamisë dhe tha: Mbrojini njerëzit nga shiu. Të mjerët ju nëse e lyeni me ngjyrë të kuqe apo të verdhë dhe t’u bëni fitne njerëzve!
Enesi thotë: Mburren me to e pastaj nuk rrinë brenda tyre vetëm se pak njerëz.
Ka thënë Ibnu Abbāsi: Do t’i zbukuroni (dekoroni, stolisni) ashtu siç i kanë zbukuruar jehudët dhe të krishterët.
📚 صحيح البخاري | كِتَابٌ: الصَّلَاةُ | بَابُ بُنْيَانِ الْمَسْجِدِ.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema