Loading

Transmeton Enes ibnu Malik radij’Allahu anhu se i Dërguari i Allahut ﷺ vizitoi një burrë prej muslimanëve, i cili ishte dobësuar aq shumë sa ishte bërë si një zog i porsalindur.

I Dërguari i Allahut ﷺ i tha:

«A je lutur me diçka, ose a i ke kërkuar diçka Atij?»

Tha: po, thosha: o Allah, me atë gjë që do të më dënoje në Botën Tjetër më dëno me të në dunja.

I Dërguari i Allahut ﷺ tha:

«SubhanAllah! Nuk e përballon dot atë – ose nuk mundesh- përse nuk the:

Allahumme ētina fid dunja haseneten ue fil ēkhirati haseneten ue kinã ádhãben nãr.

O Allah, na jep të mira në dunja dhe në botën tjetër; dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit!»

Tha (Enesi): Ai iu lut Allahut për të dhe Ai e shëroi.

📚 صحيح مسلم (٢٦٨٨)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: