Transmetohet nga ebud Derdā se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:
«Vërtet, ata që mallkojnë shumë nuk do të jenë as dëshmues e as ndërmjetës Ditën e Kijametit.»
Transmetoi Muslimi (2598)
Ka thënë imam en-Neveuij -rahihmehullah-:
Fjala e tij ﷺ: “Vërtet, ata që mallkojnë nuk do të jenë as dëshmues e as ndërmjetës…” kuptimi i saj është: nuk do të ndërmjetësojnë Ditën e Kijametit kur do të ndërmjetësojnë besimtarët për vëllezërit e tyre që meritojnë Zjarrin.
“e as dëshmues”
Për këtë ka tre mendime:
Më i sakti dhe më i njohuri i tyre është:
Nuk do të jenë dëshmues Ditën e Kijametit ndaj popujve se të dërguarit ua përçuan atyre shpalljet.
I dyti: nuk do të jenë dëshmues në dunja, dmth: nuk u pranohet dëshmia për shkak të “fiskut” të tyre.
I treti: nuk u jepet mundësia të bien dëshmorë, të vriten në Rrugë të Allahut, ai ka thënë ﷺ:
«I sinqerti nuk duhet të jetë nga ata që mallkojnë shumë dhe mallkuesit që mallkojnë shumë nuk do të jenë ndërmjetësues» në atë trajtë që tregon se e bën shumë dhe nuk tha: mallkues dhe mallkuesit, por ai është për atë që mallkon shumë, jo për njëherë dhe ngjashëm me të. Gjithashtu, përjashtohet nga ai mallkimi i lejuar dhe ai është ai që ka ardhur në sheriat. Ai është mallkimi i Allahut ndaj zullmqarëve, Allahu i mallkoi jehudët dhe të krishterët, atë grua që shton flokët e saj dhe të tjerave dhe atë grua që bën tatuazhe, atë që pi alkool, atë që ha kamatën, shkruesit dhe dëshmitarët e saj, ata që pikturojnë gjërat me shpirt, atë që i atribuohet dikujt tjetër veç atit të tij, atë që merr robër ata që nuk janë të tij, ai që ndryshon kufijtë e tokës, etj prej atyre hadithe të sakta që janë të njohura.
📚 المنهاج شرح صحيح مسلم بن الحجاج
Përktheu: Abdur-Rahman Mema