Loading

Ka ardhur në Sahih el-Bukharij (6493):

Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:

Me të vërtetë një rob punon punë që njerëzit e shohin si punë të banorëve të Xhennetit ndërsa ai është prej banorëve të Zjarrit dhe punon me atë punë që njerëzit e shohin si punë të banorëve të Zjarrit, ndërsa ai është prej banorëve të Xhennetit dhe me të vërtetë punët varen nga ajo që bën në fund .

Ka ardhur në sunnen et-Tirmidhij (22835):

Transmetohet nga Sehl ibnu Sa’d se ka thënë:

Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:

Me të vërtetë një njeri bën vepra të banorëve të Zjarrit, ndërkohë ai është prej banorëve të Xhennetit dhe me të vërtetë një njeri bën punë të banorëve të Xhennetit, ndërkohë ai është prej banorëve të Zjarrit, me të vërtetë veprat varen nga ajo që bën në fund.

Dhe në Sahih Muslim (2651) & Musnedin e Ahmedit (10286):

Transmetohet nga ebu Hurejrete -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se ka thënë:

Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:

Me të vërtetë një njeri punon për një kohë të gjatë me punë të banorëve të Xhennetit, më pas punët e tij përfundojnë me punë të banorëve të Zjarrit dhe me të vërtetë një njeri punon një kohë të gjatë me punë të banorëve të Zjarrit, më pas veprat e tij përfundojnë me vepra të banorëve të Xhennetit.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: