17 , Shikimet sot 1 views today
Transmetohet nga Ebu Hurejreh -radij’Allahu anhu- se i Dërguari i Allahut ﷺ ndaloi para disa njerëzve që ishin ulur dhe u tha:
«A doni t’ju tregoj kush është më i miri prej jush dhe kush është më i keqi?»
Tha: Ata heshtën, dhe ai e përsëriti këtë tri herë.
Pastaj një burrë tha: “Po, o i Dërguar i Allahut, na trego kush është më i miri dhe kush është më i keqi prej nesh.”
Ai ﷺ tha: «Më i miri prej jush është ai prej të cilit shpresohet e mira dhe nga i cili njerëzit janë të sigurt nga e keqja e tij. Ndërsa më i keqi prej jush është ai prej të cilit nuk pritet asgjë e mirë dhe nga i cili nuk jeni të sigurt nga e keqja e tij.»
Transmetoi Ahmedi (8812), et-Tirmidhi (2263) dhe artikulimi është i tij
E ka saktësuar el-Albani
Përktheu: Abdur-Rahman Mema