Loading

Transmetohet nga Xhabir ibnu Abdullah radijAllahu anhu se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:

«Mbulojini enët e ushqimit dhe lidhini grykët e kacekëve*, sepse vërtet, gjatë vitit është një natë gjatë së cilës zbret një sëmundje epidemike (që është vdekjeprurëse). Nëse ajo has një enë ushqimi të pambuluar apo kacekë uji (qumështi etj.) të palidhura, atëherë zbret në to prej asaj sëmundjeje epidemike.»

📚 Transmetoi Muslimi (2014) & Ahmedi (14829).

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: