Transmetohet nga Nu’mān ibnu Beshir -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se Profeti ﷺ ka thënë:
«Me të vërtetë Allahu shkroi një libër dy mijë vite përpara se të krijojë qiejt dhe tokën, zbriti prej tij dy ajete (vargje) me të cilat mbylli Suren el-Bekareh, në atë shtëpi ku ato lexohen 3 netë nuk afrohet shejtani.»
📚 Transmetoi Ahmedi (18414) & et-Tirmidhij (2882), e saktësoi el-Albanij në: “Sahihu Et-Tergib” (1467).
Sh.p: nuk afrohet shejtani, jo më të hyjë brenda.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema