Transmeton Aishja radij’Allahu anha se Profeti ﷺ ka thënë:
O Allah, vërtet unë kërkoj nga Ty gjithë të mirat, në këtë botë dhe në botën tjetër, atë që unë e di dhe atë që nuk e di; dhe kërkoj Mbrojtjen Tënde nga e gjithë e keqja, në këtë botë dhe në botën tjetër, atë që unë e di dhe atë që nuk e di.
O Allah, unë vërtet kërkoj nga Ti prej të mirave atë që të ka kërkuar robi dhe i Dërguari Yt dhe kërkoj Mbrojtjen Tënde prej së keqes prej së cilës të ka kërkuar robi dhe i Dërguari Yt.
O Allah, unë vërtet të kërkoj Xhennetin dhe gjithçka që të afron drejt tij prej fjalëve dhe veprave dhe kërkoj Mbrojtjen Tënde prej Zjarrit dhe prej gjithçkaje që të afron drejt tij prej fjalëve dhe veprave dhe kërkoj nga Ty që ta bësh çdo paracaktim që ke paracaktuar për mua të mirë.
📚 رواه أحمد (٢٥٠١٩) وابن ماجه (٣٨٤٦)
✔️ Shejkh el-Albani e ka vlerësuar hadith sahih
Shpjegimi i hadithit nga dijetari i madh i Jemenit Muhamed ibnu Ali esh-Sheukãni
Thotë esh-Sheukãni Allahu e mëshiroftë:
Nuk ka lutje më gjithëpërfshirëse dhe më të dobishme sesa kjo, janë saktësuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ lutje të shumta dhe të mira, është saktësuar nga ai ﷺ kërkimi i mbrojtjes për ç’ka duhet kërkuar mbrojtje prej saj, lutje të shumta dhe të mira, aq sa nuk ka mbetur e mirë në dynja dhe në botën tjetër vetëm se ai ﷺ ia ka kërkuar Zotit të tij dhe nuk ka mbetur sherr (e keqe) në dynja dhe në botën tjetër vetëm se i ka kërkuar mbrotje Zotit të tij prej saj.
Kush i kërkon Allahut azze ue xhel’le prej hajrit me atë që i ka kërkuar i Dërguari i Tij ﷺ dhe kërkon mbrotje prej sherrit me atë që i ka kërkuar i Dërguari i Tij ﷺ ka sjellë në lutjen e tij atë që nuk ka nevojë për diçka tjetër pas saj
I ka kërkuar Atij të mirat në të gjitha llojet e saj dhe i ka kërkuar mbrojtje nga e keqja në të gjitha llojet e saj. Me këtë ai ka arritur suksesin duke vepruar sipas udhëzimit të tij ﷺ në këtë thënie gjithëpërfshirëse dhe lutje të dobishme.
📚 تحفة الذاكرين” (ص ٤٥٨)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema