Loading

Transmetohet nga Abdullah ibnu Mes’ud radijAllah anhu se ka thënë:

Profeti ﷺ priti një mik dhe dërgoi dikë te gratë e tij për të gjetur ushqim. Ama nuk gjeti tek asnjëra prej tyre; në këtë rast tha:

“اللَّهمَّ إنِّي أسألُكَ مِن فضلِكَ ورحمتِكَ فإنَّهُ لا يملِكُهُا إلَّا أنتَ.”

«Allahumme innij es’eluke min fadlike ue rahmetike, fe innehu la jemlikuha il-la Ente.»

«O Allah! Unë kërkoj nga Ty prej Mirësisë dhe Mëshirës Tënde, sepse vërtet, përveç Teje askush nuk i posedon ato!»

Pas kësaj, i dhuruan një dash të pjekur. Dhe tha:

«Ky (furnizim) është prej Mirësisë së Allahut! Tani jemi në pritje të Mëshirës.»

📚 السلسلة الصحيحة” (4 /57)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: