Loading

Transmeton Ebu Derda’u -radij’Allahu anhu- i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

«Nuk ka një njeri musliman që lutet për vëllanë e tij që nuk është prezent vetëm se engjëlli thotë: edhe ty po ashtu.» Transmetoi: Muslimi

Shpjegimi:

Ka thënë El-Imam en-Neveuij -rahimehullah- në shpjegimin e këtij hadithi:

Fjala e tij ﷺ: «Nuk ka njeri musliman që lutet për vëllanë e tij që nuk është prezent, vetëm se engjëlli thotë: edhe ty po ashtu.»

Dhe në një transmetim tjetër: “engjëlli që është ngarkuar për të thotë: Amin, edhe ty po ashtu”

Dhe në një transmetim tjetër: “lutja muslimanit për vëllanë e tij në mungesë të tij është e pranuar, në krye të tij është një engjëll i ngarkuar, sa herë që lutet për mirë për vëllanë e tij engjëlli i ngarkuar thotë: Amin, edhe ty po ashtu”.

Sa i përket fjalës së tij ﷺ: “që nuk është prezent”, kuptimi i saj është kur ai nuk është prezent gjatë lutjes së tij, dhe në fshehtësi sepse kjo më afër sinqeritetit.

Fjala e tij: “Po ashtu”, ka thënë el-Kadij: kjo tregon për mirësinë që ka lutja për vëllanë musliman në mungesë të tij, edhe nëse lutet për një grup prej muslimanëve e arrin këtë mirësi apo për të gjithë muslimanët dhe ajo që duket është arritja e kësaj mirësie gjithashtu.

Disa selefë kur ndonjëri prej tyre dëshironte të lutej për veten e tij, lutej edhe për vëllanë e tij me atë lutje, se pranohet dhe arrin edhe ai të njëjtën gjë.

📚 شرح النووي على مسلم” (١٧ /٣٩)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: