Loading

Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:

«Kush bie të flejë duke pasur në dorën tij yndyrë, të cilën nuk e ka larë, dhe e godet diçka, atëherë të mos fajësojë vetëm se veten e tij!.»

📚 Transmetoi Ebu Daudi dhe e saktësoi el-Albanij në “es-Sahihah” (nr. 2956).

Al-lameh Abdul-Muhsin el-Ábbbad hafidhahullah, në shpjegimin e këtij Hadithi, thotë:

“El-Gamer” përfshin yndyrën dhe erën e keqe që vjen nga dora, pas ngrënies. Njeriut mund t’i vijnë insekte helmuese, sepse i tërheq me erën e tij, dhe i ndodh pastaj diçka me përfundim të papëlqyer.

Për këtë arsye tha: “të mos fajësojë vetëm se veten e tij!”

Pra, nëse nuk e lan, të mos fajësojë vetëm se veten e tij, sepse është treguar neglizhent dhe është bërë shkak për ardhjen e këtij dëmi tek ai.

📚 Shpjegimi i “Sunen Ebī Dãud” (434)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: