Loading

Nga Ebu Dherri -radij’Allahu anhu- që thotë: shkova tek i Dërguari i Allahut -sal’Allahu alejhi ue sel’lem- i cili kishte veshur një rrobe të bardhë, ndërsa ishte duke fjetur, kur u ktheva rishtazi ai tashmë ishte zgjuar, u ula tek ai dhe tha: “Nuk ka njeri që thotë: ‘la Ilahe ila Allah’, dhe pastaj vdes me atë fjalë, vetëm se hyn në Xhennet”,

I thashë: edhe nëse bën zina apo vjedh?

Tha: “edhe nëse bën zina apo vjedh”,

I thashë: edhe nëse bën zina apo vjedh?

Tha: “edhe nëse bën zina apo vjedh”.

I thashë: edhe nëse bën zina apo vjedh?

Tha: “edhe nëse bën zina apo vjedh, pavarësisht se nuk i pëlqen Ebu Dherrit”

Ebu Dherri -radij’Allahu anhu- kur fliste me këtë, thoshte: pavarësisht se nuk i pëlqen Ebu Dherrit.

Dhe në transmetimin e Muslimit: doli Ebu Dherri dhe thoshte: pavarësisht se nuk i pëlqen Ebu Dherrit.

Tha Ebu Abdullah -dmth el-Bukhari-: kjo është në çastin e vdekjes ose përpara saj, për atë që pendohet dhe thotë: “La Ilahe ila Allah” i fshihen atij gjynahet.

📚 Transmeton el-Bukhari & Muslimi

Përktheu Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: