Transmetohet nga Ebu Derdā -radij’Allahu anhu- se:
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kush vjen me 5 gjëra krahas besimit do të futet në Xhennet:
- Kush përkujdeset për pesë namazet
- për abdesin e tyre
- për rukunë e tyre
- për sexhden e tyre
- për kohët e tyre,
- agjeron Ramazanin,
- kryen Haxhin për atë që ka mundësi,
- jep Zekatin, duke qenë i kënaqur me dhënien e tij dhe e çon në vend amanetin.
I thanë: O Eba Derdā, çfarë do të thotë e çon në vend amanetin?
Tha: Merrja gusl pas xhunubllëkut.
📚 سنن أبي داود (٤٢٩) حديث حسن
✔️ Hadithin e ka saktësuar El-Albanij në “Sahih Sunnen Ebī Daud”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema