Transmetohet nga Sa’d ibnu Uekas radij’Allahu anhu se ka thënë:
I thashë të Dërguarit të Allahut ﷺ:
Kush janë njerëzit që sprovohen më shumë?
Tha: «Profetët, pastaj të ngjashmit me ta, pastaj të ngjashmit me ta. Njeriu sprovohet në varësi të fesë së tij; sa më e fortë të jetë feja e tij, aq më të mëdha janë sprovat për të; dhe sa më e dobët të jetë feja e tij, aq më të lehta janë sprovat për të. Nuk i ndahen sprovat robit derisa Allahu t’ia falë gjynahet dhe të ecë në tokë pa asnjë gjynah.»
☞︎︎︎ E ka transmetuar et-Tirmidhi (2398), Ibn Maxheh (4023) dhe imam Ahmedi (1607)
✔️ E ka saktësuar Albani në “Sahih et- Tirmidhi (2398)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema