Loading

Transmeton Ebu Hurejreh radij’Allahu anhu se i Dërguari i Allahut ﷺ tha:

«A e dini se kush është i falimentuar?»

Thanë: i falimentuar është ai që nuk ka as para e as pasuri.

Tha: «Vërtet, i falimentuar prej ummetit tim është ai që vjen ditën e Kiametit me namaz, me agjerim dhe zekat; dhe bashkë me to ka sharë këtë, ka akuzuar me zina atë, ka ngrënë pasurinë e atij, ka derdhur gjakun e këtij, ka rrahur këtë. Këtij u jepen nga veprat e tij të mira dhe atij nga veprat e tij të mira, nëse shterojnë veprat e tij të mira përpara se t’i shlyejë ato që ka mbi vete, i merren të këqijat e tyre dhe i hidhen atij dhe më pas hidhet në Zjarr!»

📚 أخرجه مسلم (٢٥٨١)

Transmeton Ebu Hurejreh radij’Allahu nga i Dërguari i Allahut ﷺ se ka thënë:

«Kushdo që i ka bërë padrejtësi dikujt në nderin e tij apo në diçka, le t’i kërkojë hallallikun tani para se të vijë dita kur nuk do të ketë më as dinarë e as dirhemë. Nëse ai ka vepra të mira do t’i merren prej tij në varësi të padrejtësisë që ka bërë dhe nëse nuk ka vepra të mira do t’i merren nga të këqijat e atij që i ka bërë padrejtësi dhe do t’i ngarkohen atij!»

📚 أخرجه البخاري (٢٤٤٩).

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: