Transmetohet nga Aishja -Allahu qoftë i Kënaqur prej saj- se i Dërguari i Allahut ﷺ i thoshte të sëmurit:
«بِسْمِ اللَّهِ تُرْبَةُ أَرْضِنَا بِرِيقَةِ بَعْضِنَا لِيُشْفَى سَقِيمُنَا بِإِذن رَبنَا»
«Bismil-lah, turbetu erdina, bi-rikati ba3dina, jushfa sekimuna, bi-idhni Rabbina»
«Me Emrin e Allahut, dheu i tokës sonë dhe me pështymën e disa prej nesh, shërohen të sëmurët tanë me lejen e Zotit tonë»
📚 “Sahihul Bukharij (5745)
Ka thënë imam en-Neueuij -Allahu e mëshiroftë-:
Kuptimi i hadithit është: se ai merr nga pështyma e tij në gishtin tregues, pastaj e vendos gishtin në dhe, kështu dheu ngjitet në të, pastaj fërkon me të vendin ku ndjen dhimbje apo vendin e plagës, duke thënë fjalët e përmendura gjatë fërkimit.
📚 “Sherhu en-Neueuij ala sahihi Muslim” (14/184).
Përktheu: Abdur-Rahman Mema