Loading

Transmetohet nga ibnu Zugb el-Ijãdī se ka thënë: erdhi tek unë Abdullah ibnu Haulete el-Ezdij dhe më tha: i Dërguari i Allahut ﷺ na dërgoi në këmbë për të marrë plaçkat e luftës, u kthyem dhe nuk morëm asgjë. Ai vuri re lodhjen në fytyrat tona, qëndroi në mesin tonë dhe tha:

«O Allah, mos i lër ata të mbështeten tek unë dhe të tregohem i dobët për t’jua plotësuar nevojat, mos i lër ata të mbështeten te vetet e tyre dhe të jenë të paaftë për t’i plotësuar nevojat e tyre dhe mos i lër ata të mbështeten te njerëzit, pasi ata zgjedhin atë që është më e mirë për vetet e tyre»

Pastaj vendosi dorën e tij në kokën time dhe tha:

«O ibnu Haulete, kur ta shohësh khilafetin të ketë ardhur në tokën e shenjtë (nga Medina deri në Sham), atëherë janë afruar tërmetet, brengat dhe çështjet serioze. Kijameti është më afër për njerëzit sesa dora ime nga koka jote!»

📚 سنن أبي داود (٢٥٣٥)، مسند أحمد (٢٢٤٨٧)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: