Loading

Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:

«Nëse njeriu thotë: “U shkatërruan njerëzit!”, atëherë ai është më i shkatërruari i tyre!»

Transmetoi imam Maliku (2815), imam Ahmedi (7685), Muslimi (2623) dhe ebu Daudi (4983).

Ka thënë imam Ibnu Abdul-Berr (v. 463 h) rahimehullah:

Te njerëzit e dijes, ky hadith ka këtë kuptim:

Kur njeriu e thotë atë shprehje si nënvleftësim për njerëzit, si ulje ndaj tyre dhe duke i pëlqyer vetja.

Ama nëse e thotë si keqardhje, si pikëllim, si frikë nga devijimi i tyre dhe e quan të shëmtuar atë që sheh nga veprat e tyre, atëherë nuk është ky rast ai që nënkuptohet me këtë hadith.

📚 التمهيد لما في الموطأ من المعاني والأسانيد” (242/21)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: