Transmetohet për Ebu Hurejran -radij Allahu anhu- se ai kaloi pranë tregut të Medinës, u ndal aty dhe tha:
O njerëz të tregut, çfarë ju ka bërë të paaftë?!
Thanë: çfarë është ajo o Eba Hurejra…?!
Tha: atje po shpërndahet trashëgimia e të Dërguarit të Allahut ﷺ, ndërsa ju rrini këtu! A nuk po shkoni të merrni prej saj pjesën tuaj?!
Thanë: ku është ajo?
Tha: në xhami.
Dolën me nxitim dhe Ebu Hurejra qëndroi derisa u kthyen.
U tha: çfarë keni ?!
Thanë: o Eba Hurejra, ne vajtëm në xhami dhe nuk gjetëm ndonjë gjë të shpërndahej.
U tha Ebu Hurejra: nuk patë askënd në xhami?
Thanë: po, pamë disa njerëz duke u falur, disa të tjerë duke lexuar Kur’an e disa duke mësuar hallallin dhe haramin.
U tha Ebu Hurejra:
Të mjerët ju! Pikërisht ajo është trashëgimia e Muhamedit ﷺ!
📚 مجمع الزوائد” (١٢٨/١)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema