Loading

Transmetohet nga Ebu Hurejrete, radij’Allahu anhu, të ketë thënë:

Një burrë shau ebu Bekrin, radij’Allahu anhu, ndërkohë që Pejgamberi ﷺ ishte ulur. Kjo gjë e bëri Pejgamberin ﷺ të habitet dhe të qeshë. Kur ai e shtoi të sharën dhe ebu Bekri iu kundërpërgjigj disa fjalëve të tij, Pejgamberi ﷺ u zemërua dhe u ngrit. I vajti Ebu Bekri, radij’Allahu anhu, nga pas dhe i tha:

O i Dërguari i Allahut, ai po më shante dhe ti ndejte ulur. Kur unë iu kundërpërgjigja disa fjalëve të tij, ti u zemërove dhe u ngrite…

I tha:

«Me të vërtetë, kur ai po të shante, me ty ishte një ëngjëll që ia kthente atij në vendin tënd. Ama, kur ia ktheve atij, aty prezantoi shejtani, dhe unë nuk mund të qëndroja aty me shejtanin…!»

Më pas tha:

«O Eba Bekër, këto tri gjëra (që do të të them) janë të vërteta:

Nuk ka njeri që i bëhet padrejtësi nga dikush -dhe ai e fal atë për hir të Allahut azze ue xhel’le- e Allahu mos ta nderojë me të dhe ta ndihmojë atë njeri.

Nuk ka njeri që e hap derën e bamirësisë, duke dëshiruar me të lidhjen farefisnore, e Allahu mos t’ia shtojë atij edhe më shumë.

Dhe nuk ka njeri që hap derën e lypjes, duke dashur me të bollëkun, e Allahu mos t’ia shtojë atij varfërinë!»

(سلسلة الأحاديث الصحيحة” الحديث (رقم ٢٢٣١” 📚

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: