![]()
Thotë i Dërguari i Allahut ﷺ:
“O djalosh, do të të mësoj disa fjalë:
🕳️ Ruaje Allahun, (dmth ruaji Kufijtë, të Drejtat, Urdhërat dhe Ndalesat e Tij), Ai do të të ruajë.
🕳️ Ruaje Allahun, do ta gjesh përballë teje.
🕳️ Nëse kërkon diçka, kërkoje prej Allahut.
🕳️ Dhe nëse kërkon ndihmë, kërko Ndihmën e Allahut.
🕳️ Dhe dije se, edhe nëse mblidhet i gjithë ummeti për të të bërë ndonjë dobi, nuk do të të bëjnë dobi veçse me atë që Allahu ta ka paracaktuar.
🕳️ E nëse mblidhen për të të dëmtuar me diçka, nuk do të të dëmtojnë veçse me atë që Allahu ta ka paracaktuar.
🕳️ Janë ngritur pendat dhe janë tharë fletët (pra, është shkruar dhe paracaktuar gjithçka).”
📚 Transmetoi Et-Tirmidhi (2516)
Ka thënë shejkh el-Albani: hadith hasen sahih
Përktheu: Abdur-Rahman Mema