Loading

Transmeton Sehl ibnu Sa’d radij’Allahu anhu:

Erdhi Xhibrili alejhis selãm te Profeti ﷺ dhe i tha:

«O Muhamed! Jeto sa të dëshirosh! Një ditë do vdesësh! Duaj kë të duash! Një ditë do ndahesh prej tij! Vepro çfarë të dëshirosh! Një ditë do shpërblehesh për atë që vepron! Dije se fisnikëria e muslimanit është falja e tij gjatë natës! Dhe krenaria e tij është të mospasurit nevojë për njerëzit!»

E saktësoi El-Albanij rahimehullah në “Sahihul Xhami’is Sagir” (hadithi nr. 73)

Përktheu: AbduRrahman Mema

Shpërndaje: