Loading

(1) «Nuk ka ditë që Allahu të lirojë më shumë njerëz nga Zjarri sesa në ditën e Arafatit, me të vërtetë Ai afrohet dhe lavdëron ata përpara engjëjve dhe thotë: çfarë dëshirojnë ata»

📚 Transmetoi Muslimi (1348), En-Nesa’ij (3003) dhe ibnu Maxheh (3014).

(2) «Më e mira që kam thënë unë dhe të dërguarit përpara meje mbrëmjen e Arafatit: la Ilahe il-lAllah uahdehu la sherike lehu, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shejin kadir»

📚 Silsiletul Sahihah (1503)

(3) «Agjerimi i ditës së Arafatit shlyen gjynahet e dy viteve, e vitit të shkuar dhe atij që vjen, dhe agjerimi i ditës së dhjetë të Muharremit shlyen gjynahet e vitit të kaluar»

📚 El-Irua (955)

(4) «Agjerimi i ditës së Arafatit unë shpresoj tek Allahu që t’i shlyejë gjynahet e vitit që vjen pas saj dhe të vitit përpara saj»

📚 Sahihut Tergib uet Terhib (1010)

(4) «Kush agjeron ditën e Arafatit i falen atij gjynahet e vitit përpara tij dhe atij pas tij»

📚 Sahihut Tergib uet Terhib (1010)

(6) «Dita e Arafatit, dita e Kurbanit dhe ditët e teshrikut janë festa e jonë e njerëzve të Islamit, ato janë ditë të ngrënies dhe pirjes»

📚 Sahihu et-Tirmidhij (773)

(7) «Allahu mori premtimin prej atyre që dolën prej shpinës së Ademit ditën e Arafatit dhe nxori prej palcës së tij çdo pasardhës që krijoi, i shpërndau ata përpara Tij si pluhur pastaj ju foli dhe ju tha: a nuk jam Unë Zoti juaj?

Ata thanë: po»

📚 Sahihul Xhami’i (1701)

(8) «Dita e premtuar është dita e Kiametit dhe e dita e dëshmuar është dita e Arafatit dhe dita dëshmuese është dita e Xhumasë»

📚 Sahihul Xhami’i (8201)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: