Loading

Transmetohet nga El-Mugirah ibnu Shu’beh -radij’Allahu anhu- nga Pejgamberi ﷺ se:

Musa e pyeti Zotin e tij: cilët nga banorët e Xhennetit do ta kenë gradën më të ulët?

Tha: ai është një person i cili vjen pasi të jenë futur banorët e Xhennetit në Xhennet dhe Ai i thotë: futu në Xhennet.

Ai thotë: o Zot si të futem kur njerëzit kanë hyrë në shtëpitë e tyre dhe kanë marrë pjesën e tyre të shpërblimit?!

I thuhet atij: a do të kënaqeshe sikur të kesh një mbretëri si ajo e mbretërve të dynjasë?

Ai thotë: do të kënaqesha o Zot.

Ai i thotë: ajo është e jotja, si ajo, si ajo, si ajo dhe si ajo.

Tek e pesta tha: do të kënaqesha.

I thotë: kjo është e jotja dhe dhjetë herë si ajo, e jotja është ajo që ti dëshiron dhe ajo që të shijon syri.

Ai thotë: do të kënaqesha o Zot.

Tha (Musa): O Zot, po ata që janë në grada më të larta?

Tha: janë ata të cilët Unë i zgjodha dhe e mbolla nderin e tyre me Duart e Mia dhe si përfundim u dhashë atyre gradat më të larta, që as sy nuk i ka parë ato, as vesh nuk e ka dëgjuar dhe as nuk i shkon ndërmend njeriu ajo që kam përgatitur për ta.

Tha: konfirmimi i saj është në Librin e Allahut:

{Asnjë njeri nuk e di se çfarë prehje për sytë e tyre është fshehur për ta}

📚 رواه مسلم (ح ٣١٢) والترمذي (ح ٣١٩٨)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: