![]()
Ka thënë el-al’lameh Salih el-Feuzan -Allahu e ruajttë-:
U ngjit Profeti ﷺ një ditë në minber dhe tha: “Amin, amin, amin”
I thanë: o i Dërguari i Allahut! Përse the kështu e ashtu?!
Tha: «Me të vërtetë m’u shfaq Xhibrili -alejhis selām- dhe më tha: o Muhamed! Ai që e mbërrin muajin e Ramazanit e nuk i falen gjynahet dhe vdes, atëherë ai hyn në Zjarr, thuaj: amin dhe thashë amin.
Tha: ai që i mbërrin prindërit e tij apo njërin prej tyre dhe nuk sillet mirë me ta dhe vdes, atëherë ai hyn në Zjarr, thuaj amin dhe thashë amin.
Tha: ai që nuk çon salat mbi ty kur ti përmendesh tek ai dhe vdes, atëherë ai hyn në Zjarr, thuaj amin dhe thashë amin.»
Frikësojuni Allahut o robër të Allahut, ja ku është muaji i Ramazanit erdhi tek ju është përpara jush dhe Allahu jua ka mundësuar që ta shfrytëzoni atë me vepra të mira, mos e çoni dëm atë siç keni çuar dëm të tjerët, se mos ndoshta Allahu e bën fundin tuaj me punë të mira, se mos ndoshta e bën këtë muaj zgjim për ju për pjesën e mbetur të jetës, se mos ndoshta këtë muaj arrini prej të mirave dhe begative të tij atë që nuk e parafytyroni.
Ndaj frikësojuni Allahut o robër të Allahut, madhërojeni këtë muaj.
{ذَٰلِكَ وَمَنْ يُعَظِّمْ حُرُمَاتِ اللَّهِ فَهُوَ خَيْرٌ لَهُ عِنْدَ رَبِّهِ}
{Këto (janë urdhërimet). Për atë që madhëron ritet e shenjta të Allahut, kjo është më e mirë për të te Zoti i tij.}
Përktheu: Abdur-Rahman Mema