Loading

Transmetohet nga ebu Hurejrete -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se Profeti ﷺ ka thënë:

“Me të vërtetë, kur besimtari vdes i vijnë engjëjt e mëshirës me një rrobë mëndafshi të bardhë dhe i thonë: dil për te Mëshira e Allahut dhe ai del (prej trupit) me erën më të mirë të miskut, aq sa (engjëjt) ia kalojnë atë (shpirtin) njëri-tjetrit duke nuhatur erën e tij, derisa arrijnë me të në qiell dhe (engjëjt e qiellit) thonë: çfarë është kjo erë e mirë që erdhi prej tokës?!

Ndërkohë i vijnë atij shpirtrat e besimtarëve, të cilët janë më të gëzuar me ardhjen e tij sesa familja e atij që ka humbur të afërmin kur shkon tek ata pasi kishte humbur.

Ato (shpirtrat e besimtarëve) e pyesin atë: çfarë ka bërë filani?

Disa i thonë atyre që pyesin: lëreni atë derisa të rehatohet, sepse është lodhur nga makthet e dunjasë.

Ai (shpirti i sapo ardhur) u thotë: ai ka vdekur, a nuk ka ardhur te ju?

Ata i thonë: nëse ka vdekur dhe nuk ka ardhur te ne, atëherë e kanë dërguar në Zjarr!

Kurse qafirit i vijnë engjëjt e dënimit me një copë leshi të trashë dhe i thonë:

Dil për te Zëmërimi i Allahut, ai del me erën më të keqe të një kufome dhe e dërgojnë atë në derën e qiellit të tokës.”

📚 Transmetoi ibnu Hibbani (7/284)

✔️ E saktësoi shejkh el-Albanij në “Sahihu et-Tergib” (3559)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: