Loading

Al-lameh Ibn Uthejmin (rahimehullah)

Prej duave më gjithëpërfshirëse është ajo që ka përmendur Enesi -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- në hadith rreth faktit se Profeti ﷺ e thoshte shpesh në duanë e tij:

رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الْآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ

“Rabbena ētina fid-dunja haseneten ue fil-ãkhireti haseneten ue kina ádhāben-nar”

“Zoti ynë, jepna të mira në këtë botë dhe Tjetrën; dhe ruana nga dënimi i Zjarrit!”

Vërtet kjo dua është duaja më gjithëpërfshirëse: pjesa “Zoti ynë, jepna të mira në këtë botë” përfshin gjithë të mirat e kësaj bote:

-gruan e devotshme;
-banesën e rehatshme (etj.).

Pjesa “dhe të mira në botën Tjetër” po ashtu përfshin gjithë të mirat e Tjetrës:

  • llogarinë e lehtë;
  • dhënien e librit të veprave nga krahu i djathtë;
  • kalimin me lehtësi të Siratit;
  • pirjen në Haudin e Profetit ﷺ;
  • hyrjen në Xhennet etj. prej të mirave të botës Tjetër.

Kjo është prej duave me gjithpërfshirëse, madje është më gjithpërfshirësja!

📚 شرح رياض الصالحين” (16/6)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: