Dijetari i madh Muhamed ibnu Sālih el-Uthejmin (rahimehullah) thotë:
Prej duave më gjithëpërfshirëse është ajo që ka përmendur Enesi -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- në hadith rreth faktit se Profeti ﷺ e thoshte shpesh në duanë e tij:
رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الْآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ
«Rabbena ētina fid-dunja haseneten ue fil-ēkhireti haseneten ue kina ádhāben-nar»
«Zoti ynë, jepna të mira në këtë botë dhe Tjetrën; dhe ruana nga dënimi i Zjarrit»
Vërtet kjo dua është duaja më gjithëpërfshirëse: pjesa “Zoti ynë, jepna të mira në këtë botë” përfshin gjithë të mirat e kësaj bote:
-gruan e devotshme;
-banesën e rehatshme (etj.).
Pjesa “dhe të mira në botën Tjetër” po ashtu përfshin gjithë të mirat e Tjetrës:
- llogarinë e lehtë;
- dhënien e librit të; veprave nga krahu i djathtë;
- kalimin me lehtësi të Siratit;
- pirjen në Haudin e Profetit ﷺ;
- hyrjen në Xhennet etj. prej të mirave të botës Tjetër.
Kjo është prej duave me gjithpërfshirëse, madje është më gjithpërfshirësja!
📚 شرح رياض الصالحين” (16/6)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema