Transmetohet nga Ebu Hurejrete -radij’Allahu anhu- se Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
«Do t’u vijnë njerëzve vite të tradhëtisë, do të besohet gënjeshtari dhe do të përgënjeshtrohet i sinqerti, do t’i zihet besë tradhëtarit dhe nuk do t’i zihet besë besnikut dhe do të flasë er-Ruvejbidah.»
Thanë: çfarë është “er-Ruvejbidah”?
Tha: «Një burrë i ulët dhe i pavlerë që flet në lidhje me çështjet e njerëzve».
📚 رواه أحمد في مسنده (٧٩١٢)، وابن ماجه (٤٠٣٦)
✔️ Ka thënë el-Al’lameh El-Albanij -rahimehullah- në “Silsiletus Sahihah”: “Hadith Sahih”.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema