Loading

Transmetohet nga ebu Se’id el-Khudrij- Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se Profeti ﷺ ka thënë:

“Do të pasoni traditat e atyre që kanë qenë përpara jush hap pas hapi, saqë nëse do të hynin në strofullën e dabit do të hynit edhe ju”

Thotë sh-shejkh Salih el-Feuzan -Allahu e ruajttë-:

Dhe është për të ardhur keq, sot gjejmë në ummet njerëz që u përngjasojnë jehudëve dhe të krishterëve në çështje të kota të cilat nuk kanë asnjë vlerë, të cilat janë të turpshme dhe të ulëta, ndërkohë që i konsiderojnë të përsosura, të bukura, civilizim dhe zhvillim dhe prej këtij pasimi të tyre është se muslimanët kur panë të krishterët që i zhveshën gratë e tyre, i nxorrën ato në punë të vështira dhe i përzien me burrat, gjetëm në këtë ummet njerëz që e bëjnë këtë dhe thërrasin për te kjo, e dëshirojnë dhe e rekomandojnë, madje e praktikojnë atë te gratë dhe vajzat e tyre duke pasuar në mënyrë të verbër jehudët dhe të krishterët, duke menduar se jehudët dhe të krishterët nuk kanë arritur në këtë shkallë në industri dhe zhvillim industrial vetëm se për shkak të zhveshjes së grave të tyre dhe prishjes së moralit të tyre, e gjen pasimin e tyre verbrazi në çdo çështje të kota, siç është rruajtja e mjekrës, zgjatja e mustaqeve dhe në veshje, duke ndjekur modën edhe nëse janë në kundërshtim me rregullat e veshjes në sheriat.

Disa naivë (që besojnë çdo gjë që u thuhet) mendojnë se jehudët dhe të krishterët e arritën këtë zhvillim industrial me këto çështje në të cilat i pasojnë ata verbrazi, ndërkohë që ata e kanë arritur atë me seriozitet dhe mundim në kërkimin dhe mësimin e tyre.

Në mënyrë të përmbledhur, Allahu dhe i Dërguari i Tij na kanë paralajmëruar nga pasimi i jehudëve dhe të krishterëve, vetëm se Ai -subhanehu- ka caktuar se do të ketë në këtë ummet njerëz që do t’i pasojnë ata, vini re përshkrimin e përpiktë të Profetit ﷺ për këtë pasim të verbër në fjalën e tij: “do t’i pasoni ata hap pas hapi”

📚 التعليق القويم على كتاب الصراط المستقيم

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: