Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
«Kur është ditë e Xhum’ah në çdo derë prej dyerve të xhamisë ka një engjëll që shënojnë njërin pas tjetrit kush hyn i pari, nëse imami ulet ata (engjëjt) i mbyllin librat e shënimeve dhe vijnë e dëgjojnë përmendjen e Allahut (khutben). Ai që vjen herët është si ai që ka ofruar një deve, kush vjen pas tij është si ai që ka ofruar një lopë, kush vjen pas tij është si ai që ka ofruar një dash me brirë që prin kopenë, kushvjen pas tij është si ai që ka ofruar një pulë dhe kush vjen pas tij është si ai që ka ofruar një vezë».
📚 “صحيح مسلم” (850)
Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
«Dita më e mirë në cilën ka lindur dielli është dita e Xhumasë, atë ditë u krijua Ademi, atë ditë u fut në Xhennet dhe atë ditë doli prej tij»
📚 صحيح مسلم (١٤١٠)
Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
«Xhumaja është detyrë për çdo musliman me xhemat, përveç katër njerëzve: skllavi, gruaja, i vogli dhe i sëmuri»
صحيح الجامع (٣١١١)
Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
«Dita më e mirë tek Allahu është dita e Xhumasë»
📚 سلسلة الأحاديث الصحيحة” (١٥٠٢)
Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
«Shtojeni salatin ndaj meje ditën dhe natën e Xhum’ah, se ai që më dërgon një salat Allahu ia dërgon atij dhjetë».
📚 “سلسلة الأحاديث الصحيحة” (١٤٠٧)
Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
«Mos agjeroni ditën e Xhum’ah vetëm duke e shoqëruar me një ditë përpara saj apo me një ditë pas saj»
📚 “سلسلة الأحاديث الصحيحة” (٩٨١)
Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
«Ai që e lexon suren el-Kehf në ditën e Xhum’ah ndriçohet me dritë në mes dy Xhumave».
📚 “صحيح الجامعة” (٦٤٧٠)
Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
«Kush kryen marrëdhënie me gruan e tij ditën e Xhum’ah dhe lahet, e arrin namazin në fillim të tij dhe khutben në fillim të saj, ecën në këmbë dhe jo mbi mjetin e udhëtimit, ulet afër imamit, dëgjon me vëmendje atë që thotë ai dhe nuk flet për çdo hap që hedh e ka shpërblimin sa puna e një viti agjerim dhe falje natën».
📚 رواه أحمد والترمذي وصححه الألباني في صحيح الترغيب والترهيب برقم (687)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema