Loading

➤ Ka thënë Profeti ﷺ:

«Allahu i ndërton një shtëpi në Xhennet atij që i fal 12 rekate gjatë ditës dhe natës!»

📚 E ka shënuar Muslimi në Sahihun e tij, nga Ummu Habibeh radijAllahu anha; gjithashtu, e ka shënuar Et-Tirmidhij me shtesën: «4 rekate përpara drekës dhe 2 rekate pas saj, 2 pas akshamit, 2 pas jacisë dhe 2 përpara namazit të sabahut.»

➤ Profeti ﷺ ka thënë:

«Atë që fal 4 rekate sunnet përpara drekës dhe 4 rekate pas saj, Allahu e bën të ndaluar për Zjarrin.»

📚 Transmetojnë 4 autorët e Sunneneve dhe Imam Ahmedi rahimehumullah nga Ummu Habibeh radijAllahu anha.

💬 Al-lameh Ibnu Bãz rahimehullah:

Është vërtetuar në hadith sahih nga Ebu Dher radij Allahu anhu se Profeti ﷺ, kur u pyet rreth lëmoshës së njerëzve të pasur dhe faktit se ata ua kanë kaluar duke dhënë lëmoshë me paratë e tyre, tha:

«A nuk ju ka mundësuar Allahu se me çfarë të jepni lëmoshë?! Me të vërtetë, çdo tesibihah (thënia: Subhān Allah) që bëni është sadakah (lëmoshë), çdo tehlileh (thënia “La ilahe il-lAllah) është sadakah, çdo tehmideh (thënia “El-hamdu lilah”) është sadakah, urdhërimi për të mirë është sadakah, ndalimi nga e keqja është sadakah.»

Dhe në një transmetim tjetër ka thënë:

«Dhe dy rekate prej namazit të duhasë mjaftojnë.»

Kjo tregon se dy rekatet e duhasë ia zëvëndësojnë besimtarit sadakatë të cilat janë të ligjëruara që t’i japë për nyjet dhe gjymtyrët e tij. Kjo tregon për fortësinë e tij dhe për faktin se ai është namaz madhështor, sunnet i fortë dhe ka hajër të madh në faljen e tij.

Është e pëlqyer falja e duhasë çdo ditë.

📚 “نور على الدرب” (١٠ /٣٩٢-٣٩٤)

➤ Ka thënë Profeti ﷺ:

«Atij që fal katër rekate të namazit të duhasë dhe katër rekate para el uulaa-së [katër sunetet para namazit të drekës], i ndërtohet një shtëpi në Xhennet!»

📚 Sahihul Xhami (6340). Shejkh Albani e quan hasen.

Përmbledhje përkthimesh nga Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: