➤ Profeti ﷺ ka thënë për xhamitë:
“Ato janë për përmendjen e Allahut azze ue xhel-le, namazin dhe leximin e Kur’anit.”
📚Transmetoi Muslimi.
Transmetohet nga Ebu Hurejrete radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Më të vërtetë, besimtari i rraskapit* shejtanët e tij ashtu siç dikush nga ju e rraskapit devenë në udhëtim!”
📚 Transmetoi imam Ahmedi (8940).
✔️ Shejkh El-Albanij e ka vlerësuar sahih në “es-Sahihah” (3486).
Ibnul Kajjim rahimehullah thotë:
Sepse sa herë që ai e ngacmon, besimtari lëshon kundër tij lloje të ndryshme të dhikrit (përmendjes së Allahut), kërkim të faljes për mëkatet, bindje ndaj Allahut. Në këtë gjendje, shejtani me të është në një dënim të ashpër. …
📚 “ﺑﺪﺍﺋﻊ ﺍﻟﻔﻮﺍﺋﺪ” (793/2)
➤ Ka thënë Profeti ﷺ :
«Sa herë që thënësi i “La ilahe il-lAllah” e thotë atë, vetëm se përgëzohet; dhe sa herë që thënësi i “Allahu Ekber” e thotë atë, vetëm se përgëzohet»
I thanë: O i Dërguari i Allahut, a me Xhennet (përgëzohet)?
Tha: «Po!»
📚 صححہ الألباني [السلسلة الصحيحة (١٦٢١)].
Transmetohet nga Ebu Musa El-Eshárij radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
A të të tregoj për një fjalë që është thesar prej thesareve të Xhennetit?
“La haule ue la kuuete il-la bil-lah”
“Nuk ka forcë dhe as fuqi pa Ndihmën e Allahut”
📚 El Bukharij (Hadithi nr. 6384)
➤ Ka thënë Profeti ﷺ:
“Dy fjalë janë të lehta për gjuhën, por të rënda në Peshore dhe të dashura për të Gjithëmëshirshmin: subhanAllahil Adhijm dhe subhanAllahi ue bihamdihi.”
📚 Buhariu dhe Muslimi
Transmeton Ebu Hurejrete radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Në fund të çdo namazi, kush thotë 33 herë “SubhanAllah”, 33 herë “El-hamdulilah” dhe 33 herë “Allahu Ekber” -të gjitha bëjnë 99- dhe për të plotësuar njëqindëshen thotë: “La ilahe il-lAllah uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu, ue hue ala kul-li shejin kadir”, i falen gjynahet, qofshin edhe sa shkuma e detit!”
📚 Transmetoi Muslimi (597)
Transmetohet nga Umejr ibnu Habib el-Khatmij radijAllahu anhu se ka thënë:
Besimi shtohet dhe dobësohet.
I thanë: Cili është shtimi dhe cili dobësimi?
Tha: Përmendja e Zotit tonë dhe frika ndaj Tij. Ky është shtimi.
E dobësimi ndodh kur jemi të shkujdesur, harrojmë dhe neglizhojmë.
📚 “El-Iman” i Ibnu Ebij Shejbeh (etheri nr. 14).
Ka thënë imam Abdullah ibnu Aun (vdiq më 150 h.) rahinehullah:
“Përmendja e njerëzve është sëmundje, ndërsa përmendja e Allahut është ilaç.”
Tha hafizi Edh-Dhehebij rahimehullah:
Po, pasha Allahun! Çuditemi me veten dhe me injorancën tonë, sesi e lëmë ilaçin dhe rendim pas sëmundjes!
📚 “سير أعلام النبلاء” (٣٦٩/٦)
Thotë El Khatib El Bagdadij rahimehullah:
Kam dëgjuar disa dijetarë të devotshëm të thonë: E kemi dëgjuar Uthman El-Bākil’lānin të thotë: “Në kohën e perëndimit të diellit më duket sikur po më del shpirti.”
D.m.th. për shkak të zënies me iftarin dhe lënies së dhikrit.
Kanë thënë: E kemi dëgjuar të thotë: Njeriu më i dashur tek unë është ai që nuk më jep selam, sepse më bën që t’i kthej selamin dhe të lë dhikrin.
📚 تاريخ بغداد” (١٣ /٢٠٧)”
Ibnul Kajjim rahimehullah ka thënë:
Ndëshkimi më i rëndë në këtë botë është kur Allahu e pengon gjuhën tënde nga përmendja e Tij!
📚 الوابل الصيب (ص ٤٢)”
Ibnul Kajjim rahimehullah:
Në vazhdimësinë e dhikrit në rrugë, në shtëpi, në vendbanim, në udhëtim dhe në vende të ndryshme ka shtim të dëshmuesve të robit Ditën e Kijametit: me të vërtetë, vendi, shtëpia, mali dhe toka do të dëshmojnë për atë që bën dhikër, Ditën e Kijametit: Ka thënë i Lartësuari:
{يومئذ تحدث أخبارها}
{Atë Ditë ajo do tregojë lajmet e saj.}
📚 الوابل الصيب” (ص٨١)”
Shejkh AbdulAziz ibnu Bāz rahimehullah:
“La ilahe il-lAllah” është fjala më e mirë pas Kur’anit. Ajo është fjala më e dashur tek Allahu…
📚 نور على الدرب” (1\33-34)”
Shejkh Salih El Feuzan:
Vetëm ai që ka sukses prej Allahut, e kujton dhe e mëson gjuhën me shqiptimin dhe përsëritjen e fjalës “La ilahe il-lAllah”.
📚 تفسير كلمةالتوحيد” (ص٧٧)”
Shejkh Sulejman Er-Ruhejli:
Çfarë të pengon nga dhikri?! Nuk ka pengesë që të dalë para teje dhe përmendjes së Allahut: as ke nevojë që të ngrihesh, as ke nevojë që të vraposh. Nuk ke nevojë për gjë. Kjo është prej gjërave më të lehta.
📚 شرح الوصية” (١٥٣)”
Shejkh AbduRrezzak El Bedër:
Rregull (parimor) te njerëzit e dijes:
Njerëzit që e kanë shpërblimin më të madh në çdo bindje janë ata që më së shumti përmendin Allahun gjatë saj (bindjes).
Si rrjedhojë, agjëruesi me më shumë shpërblim është ai që e përmend më shumë Allahun; umraxhitë me më shumë shpërblim janë ata që e përmendin më shumë Allahun; haxhinjtë me më shumë shpërblim janë ata që e përmendin më shumë Allahun.
Kështu themi për çdo bindje, sepse përmendja e Allahut është thelbi i bindjeve dhe shpirti i adhurimeve.
Agjërimi, haxhi, namazi etj. prej bindjeve, u ligjësuan për të përmendur Allahun subhanehu ue te’ala.
Përmbledhje përkthimesh nga Abdur-Rahman Mema