Loading

E ka regjistruar Imam Ahmedi në musnedin e tij dhe ibnu Hibbãni në sahihun e tij nga Enesi -radij’Allahu anhu- se Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Nuk ka musliman që vdes dhe katër fqinj të tij të shtëpive më të afërta me të dëshmojnë se ata nuk dinë gjë tjetër rreth tij veçse të mira, vetëm se Allahu -azze ue xhel’le- thotë: {e kam pranuar fjalën e tyre – ose tha: dëshminë e tyre- dhe e fala atë me një falje që ju nuk e dini}”.

📚 (صحيح الترغيب والترهيب” للألباني / ٣٤٢٢”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: