![]()
Transmetohet nga Aliu -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se:
Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
“Me të vërtetë, në Xhennet ka dhoma në të cilat ai që është brenda e sheh atë që është jashtë dhe ai që është jashtë e sheh atë që është brenda.”
U ngrit një banor i shkretëtirës dhe tha: për kë janë ato o Dërguari i Allahut?
Tha: “Ato janë për atë që flet mirë, ushqen të tjerët, agjeron rregullisht dhe falet për Allahun gjatë natës kur të tjerët flenë.”
📚 Transmetoi et-Tirmidhij (1984) & Ahmedi (1338)
✔️ Shejkh el-Albanij e ka vlerësuar hadith hasen në Sahihul Xhami’i (2525)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema