Loading

Na ka treguar Rauhi nga Maliku; po ashtu Is’haku – domethënë Ibnu Isa – tregon nga Maliku, nga Ebu Hazim ibnu Dinar, nga Ebu Idris El-Khaulani, i cili ka thënë:

Hyra në xhaminë e Damaskut, në Sham, dhe pashë një djalë të ri, dhëmbët e përparmë të të cilit shkëlqenin. Njerëzit ishin ulur rreth tij; sa herë që ata kishin mospajtim për ndonjë çështje, ia referonin atij dhe ktheheshin te mendimi i tij. Pyeta për të dhe më thanë: Ky është Muadh ibn Xhebeli (radijAllahu anhu!)

Të nesërmen dola herët (në vapën e mesditës. Më kishte paraprirë në ardhjen e hershme – ndërsa Is’haku thotë: “në tehxhir (dalje e hershme)- dhe e gjeta duke u falur. E prita derisa përfundoi namazin, pastaj iu afrova përballë, e përshëndeta dhe i thashë:

‘Pasha Allahun, unë të dua për hatër të Allahut!”

Ai tha: ‘Për Allahun?’

I thashë: ‘Për Allahun.’

Ai tha përsëri: ‘Për Allahun?’

I thashë: ‘Për Allahun.’

Atëherë më kapi nga skaji i mantelit, më tërhoqi drejt vetes dhe më tha:

‘Gëzohu! Sepse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:

«Allahu i Madhëruar ka thënë (kuptimi shqip i Fjalës së Zotit në hadith kudsij):

{Dashuria Ime është bërë e detyrueshme për ata, zemrat e të cilëve janë të bashkuara në dashurinë, madhërimin dhe nderimin Tim! Për ata që nuk duan veçse atë që Unë e dua dhe urrejnë atë që Unë e urrej! Për ata që mblidhen për përmendjen Time dhe adhurimin Tim! Për ata që vizitojnë njëri-tjetrin për ruajtjen e lidhjeve farefisnore – vizitë plotësisht e sinqertë, vetëm për Hatrin Tim! Për ata që sakrifikojnë veten dhe pasurinë e tyre për Hatrin Tim!}»

📚 رواه أحمد ٢٢٠٣٠

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: